Dua Lipa pozon për herë të parë për një revistë shqiptare

schedule09:43 - 14 Prill, 2021

schedule 09:43 - 14 Prill, 2021

Ka pushtuar kopertinat e revistave më prestigjioze në botë, por tashmë mund ta shihni Dua Lipën dhe në një revistë shqiptare. Artistja shqiptare që po bën namin në botë me talentin e jashtëzakonshëm, ka dhënë një rrëfim për revistën “Global Woman”.

Lajmin e ka bërë me dije kryeredaktorja e revistës, Linda Prendi përmes një postimi në rrjete sociale. “Sot është padiskutim një ndër divat ndërkombëtare të muzikës botërore dhe ne s’mund të jemi më krenar që Dua Lipa vjen në Global Woman!!!

Një histori frymëzimi, në një rrëfim ekskluziv për Global Woman, vjen si asnjëherë më parë në mediat shqiptare ndoshta shqiptarja më e famshme në botë. Një kopertinë që na shton përgjegjësinë, por edhe na rrit profesionalisht, ndërkombëtarisht, moralisht.”, ka shkruar ajo. /abcnews.al