Dua Lipa për “Rolling Stone”: Gjyshin e pushuan nga puna se s’pranoi kërkesën e serbëve

schedule13:54 - 15 Janar, 2021

schedule 13:54 - 15 Janar, 2021

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka qenë e zgjedhura e numrit të ri të revistës “Rolling Stone”

Gjatë intervistës, Dua nuk ka lënë pa përmendur edhe vendlindjen e saj, Kosovën, duke folur për momentet e tmerrshme që prindërit e saj kanë përjetuar nga serbët, duke u detyruar të largohen për në Mbretërinë e Bashkuar.

Revista amerikane gjithashtu ka dhënë informacion edhe për gjyshin e saj, historianit Seit Lipa, i cili dikur ishte edhe Drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë.

Dua ka kujtuar se si gjyshi i saj u pushua nga puna nga serbët, kjo pasi nuk pranoi të rishkruante duke falsifikuar historinë ashtu siç kërkuan ata.

“Gjyshi im nga ana e babait tim po shkruante libra për gjithçka që po ndodhte. Kur ndodhi okupimi, forcat serbe kërkuan që ai të rishkruajë historinë. Ai nuk pranoi dhe ai humbi punën e tij. Kështu që është pjesë e asaj që unë jam dhe qëndroj pranë gjërave në të cilat besoj”, u shpreh Lipa për “Rolling Stone”. l.k/abcnews.al