Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është shpërblyer me çmimin si artistja më e mirë britanike në “Brit Awards”.
Gjatë fjalës së saj, Dua është shprehur se në krahasim me vitin 2018 ka parë më shumë gra në atë skenë.
“Faleminderit shumë është një nder që të jem këtu dhe përsëri në skenë. Herën e kaluar kur kam qenë këtu në vitin 2018 kam thënë që dëshiroj që të shoh më shumë gra në këtë skenë dhe tri vite më vonë jam shumë e lumtur që po e shoh këtë”, ka theksuar Lipa.
“Future Nostalgia” i Lipës është po ashtu i nominuar për çmimin e albumit më të mirë në këtë ceremoni./abcnews.al