Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme në tregun e muzikës ndërkombëtare. Këngëtarja me origjinë nga Kosova, përpos të gjithave, asnjëherë nuk harron rrënjët e saj.
Dua vazhdimisht publikon në rrjetet sociale mesazhe patriotike. Të njëjtën gjë këngëtarja ka bërë edhe së fundmi.
Këtë herë ajo ka publikuar një foto të hartës së madhe të Shqipërisë bashkë me figurën e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, e njohur ndryshe edhe me si flamuri i “Autochthonous”.
Po ashtu Dua ka shpjeguar edhe domethënin e termit. Autochthonous, mbiemër i një banori të një vendi, autokton dhe jo i ardhur si emigrantët apo kolonistët”, ka shkruar Dua.
/abcnews.al