Dua Lipa u vlerësua së fundmi nga Këshilli i Atlantikut me Çmimin e Lidershipit të Shquar. Dua u vlerësua për karrierën e shkëlqyer muzikore dhe për angazhimin në kauza filantropike, duke përfshirë fuqizimin e gjeneratës së ardhshme të liderëve dhe muzikantëve ballkanik.
Bashkë me babain e saj, Dua themeloi Festivalin dhe Fondacionin Sunny Hill për të frymëzuar gjeneratën e ardhshme të talenteve nga rajoni dhe për të prezantuar rajonin me talentet e klasit botëror. Nëpërmjet punës së fondacionit të saj, Dua i jep zë kreativitetit dhe shpresës së popullit shqiptar.
Gjatë fjalës së saj, Dua tha se ia dedikon këtë çmim të rinjve shqiptarë ndërsa u kujdes të përcillte një mesazh për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së si një shtet i pavarur. “Kosova është edhe shteti më i ri në Evropë në një mënyrë tjetër. Janë vetëm 13 vite të shkurtra në rrugëtimin tonë të pavarësisë.
“Wouldn’t it be fitting if Kosovo could take its place within that peaceful union, thrive economically alongside our neighbors, and heal the hurt of conflict? With that vision in mind, I accept this award with gratitude for all the young people of Kosovo.” – @DUALIPA #ACawards pic.twitter.com/TCyT1B9Vzp
— Atlantic Council (@AtlanticCouncil) November 11, 2021
Dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, ne do të lulëzojmë emocionalisht, ekonomikisht dhe kulturalisht. Është në ADN-në tonë. Edhe pse më thyhet zemra që Mbretëria e Bashkuar zgjodhi të largohej nga Be-ja. Në vend që të ndalem këtu, më mirë do të kujtoja se qëllimi i parë i BE-së është të sigurojë paqen përmes unitetit.
A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova do të mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte lëndimin e konfliktit të fundit? Me këtë vizion në mendje – faleminderit. Me këtë vizion në mendje, e pranoj këtë çmim me mirënjohje për të gjithë të rinjtë e Kosovës.”, tha Dua Lipa mes të tjerash. /abcnews.al