Dua Lipa ndan sërish foto, bën shqiponjën tek muzeu i Skënderbeut

schedule15:27 - 25 Korrik, 2021

schedule 15:27 - 25 Korrik, 2021

Dua Lipa e ka shijuar në maksimum vizitën e saj në Shqipëri. Këngëtarja me famë ndërkombëtare ka ndarë ditën e sotme disa fotografi të tjera nga vizita në Krujë, bashkë me familjen dhe të dashurin, Anwar Hadid.

Në njërën prej fotove, ylli shqiptar ka pozuar me duart në formë shqiponje brenda muzeut të Skënderbeut. Vizita e Duas ishte një surprizë për të gjithë, pasi pati bërë me dije se do të vinte në Shqipëri. Ajo është takuar me kryeministrin Rama, kryebashkiakun Veliaj dhe ambasadoren Yuri Kim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Dua Lipa erdhi për të parë nga afër punimet për kopshtin e dëmtuar nga tërmeti që po ndërtohet nga ajo. “Pas tërmetit në vitin 2019 dhe me gjithë ndihmën tuaj duke blerë bluzat tona “Lutu për Shqipërinë” që krijova me miqtë e mi @bondnyc, unë dyfishova fondet dhe ato para do të shkojnë drejt mobilimit të gjithë këtij kopshti për 300 fëmijë. Jam mirënjohëse që jam këtu me familjen dhe miqtë e mi”, ka thënë Dua. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!