Dua Lipa na prezantoi një tjetër manikyr, që do ta shtojmë në listën tonë të dëshirave

schedule20:25 - 16 Shkurt, 2022

schedule 20:25 - 16 Shkurt, 2022

Kur bëhet fjalë për manikyrët e saj, Dua Lipës nuk i mungojnë asnjëherë idetë e reja. Madje, muajt e fundit ylli i popit ka adoptuar disa trende origjinale të thonjve dhe përmes llogarisë personale në Instagram ndan me ne zgjedhjet e saj.

Disi pas manikyrit 3D me ngjyrat pop që na kishte treguar, kësaj radhe Dua Lipa ndau një tjetër manikyr që na bëri përshtypje. Ajo ka publikuar një sërë fotosh në Instagram dhe kështu kemi parë trendin e thonjve që ka zgjedhur. Konkretisht është një ngjyrë jeshile metalike, e cila ndryshon tonin në dritë. Pse na pëlqeu ky opsion?

Ndryshe nga teknikat komplekse që kërkojnë tendenca të tjera të thonjve, ky manikyr jeshil arrihet me një llak të vetëm. Përveç kësaj është një zgjedhje që duket e mrekullueshme si në thonjtë e gjatë ashtu edhe në thonjtë e shkurtër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!