Një sipërmarrës atletesh çiklizmi me bazë në Melburn, Nick Squillari mori një email interesant që kishte të bënte me krijimin e një palë atletesh me imazhin e Dua Lipës. Ai tha se po fshinte emailet e padëshiruara kur rastisi në këtë email.
“Ky email dukej i shkruar mjaft mirë për të qenë një email i padëshiruar. Kështu që e kërkova në Google dhe pashë faqen e djalit në LinkedIn, ai ishte në ekipin menaxhues të Qendrës Toyota, Houston dhe donte diçka për Dua Lipën”, mendoi Squillari.
Dua Lipa kishte një koncert në Hjuston që do të mbahej pas katër javësh dhe ekipi menaxhues donte një kujtim për të. Ata donin të befasonin Lipën me një palë atlete çiklizmi në mes të turneut të saj global në stadium.
Për Duan u dizajnuan dy palë këpucë identike, njëra palë 39 e tjetra 40.“Ajo i provoi të dyja, si pantofla Hirusheje, dhe ne do të bëjmë një ankand bamirësie për palën që nuk i përshtatej”, tha Squillari. /abcnews.al