Dua Lipa lë pas emra të njohur botëror, shënon suksesin e radhës

schedule09:18 - 22 Tetor, 2020

schedule 09:18 - 22 Tetor, 2020

Pavarësisht situatës nga Covid-29, ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për Dua Lipën, Artistja shqiptare po korr një sukses të jashtëzakonshëm, dhe kjo falë punës së saj të palodhur. Pak kohë më parë, u publikua lista me nominimet e “MTV EMA” për këtë vit dhe Dua u nomnua në 4 kategori: “Best Artist”, “Best Song” për hitin “Don’t Start Now”, “Best Pop” dhe “Best Act” në Britaninë e Madhe dhe Irlandë.

Por, suksesi i saj nuk ndalet më kaq. Artistja shqiptare është nominuar në një tjetër evenimnet të rëndësishëm. Bëhet fjalë për 4 kategori në festivalin “LOS40 Music Aëards” që mbahet në Spanjë. Lajmine ka bërë me dije vetë Dua përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan se është nominuar për çmimin artistja më e mirë, për albumin më të mirë, këngën dhe videon më të mirë.

“Jam shumë e emocionuar që jam nominuar në 4 kategorinë LOS40 Music Aëards 2020 për Best Artist, Best Album, Best Song dhe Best Video! Shumë faleminderit! Ju dua Spanjë”, ka shkruar artistja. Kujtojmë që Dua publikoi pak ditë më parë versionin e ri të këngës “Levitating” në bashkëpunim me reperin DaBaby, që rezultoi shumë e suksesshme.