Dua Lipa është padyshim një nga artistet më të suksesshme shqiptare. Sukseset e saj janë të panumërta për një artiste që ka filluar karrierën vetëm 5 vite më parë, kur ajo publikoi projektin e saj të parë që mban titullin “New Love”, duke i hapur kështu rrugën drejt suksesit ndërkombëtar.
Autorja e hitit “New Rules” ka treguar gjithmonë se sa krenare ndihet për origjinën e saj, ndërsa nuk nguron ta shprehë këtë në çdo moment. Së fundmi, ylli i muzikës pop teksa ka uruar mikeshën e saj për ditëlindje, ka publikuar një video kur ka qenë fëmijë duke folur shqip.
Kujtojmë që Dua u përball me një sërë kritikash pak kohë më parë pas një publikimit të flamurit autokton shqiptar. Ajo u përfshi në peticionin për vendosjen e Kosovës në hartën e Apple, gjë që solli reagime të shumta nga serbët duke thënë se Kosova është Serbi.
Kjo bëri që Dua të sqaronte situatën përmes një postimi, ku shkruante se nuk kishte për qëllim të përhapte urrejtje, ashtu siç e kanë interpretuar disa grupe që promovojnë përçarjen, duke shtuar se është thjesht krenare për origjinën e saj dhe se Kosova meriton në hartë vendin që i takon.
“Sa herë që publikoj për Kosovën, profili im çmendet, edhe nëse është diçka e gëzueshme si muzika apo ushqimi dhe jam përballur me një rezistencë të ashpër për idenë e një kulture autentike të Kosovës. Të gjithë meritojmë të jemi krenarë për origjinën tonë. Thjesht dua që vendi im të prezantohet në hartë dhe të kem mundësinë të flas me krenari për rrënjët e mia shqiptare. “, tha Dua. xh.d/abcnews.al