Dua Lipa kryeson me nominimet në Grammy, Basha: Gjithë Shqipëria është me ty!

schedule15:28 - 25 Nëntor, 2020

schedule 15:28 - 25 Nëntor, 2020

Kreu i Partisë Demokratike ka uruar këngëtaren Dua Lipa për suksesin e saj më Grammy. Këngëtarja me origjinë shqiptare kryeson në nominimet, bashkë me Beyoncé dhe Taylor Swift.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se Dua është krenaria jonë dhe se gjjithë Shqipëria është me të.

LEXO EDHE: Krah Beyonce dhe Taylor Swift, Dua Lipa dominon nominimet në “Grammy”

“Urime divës shqiptare @dualipa për 6 nominimet #Grammy, përfshirë Albumin e vitit dhe Këngën e vitit! Je krenaria jonë, gjithë Shqipëria është me ty!”, shkruan Basha. /abcnews.al