Dua Lipa kollitet dhe kërkon ujë gjatë “Grammy”, momenti i sikletshëm bën xhiron e rrjetit

schedule14:04 - 20 Mars, 2021

schedule 14:04 - 20 Mars, 2021

Një video e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa është bërë virale në rrjet.  Ajo shfaqet duke u kollitur dhe më pas kërkon ujë nga dikush afër saj.

Dua ka qenë gjatë një paraqitjeje para gazetarëve në prapaskenë të ceremonisë prestigjioze të çmimeve muzikore “Grammy” me trofeun në dorë.

Ajo për një moment ndërpretë pozimin dhe kërkon ujë teksa dikush i përgjigjet menjëherë dhe këngëtarja del nga situata e sikletshme.

 

Sakaq, Dua është komentuar shumë për veshjen e saj në këtë ceremoni, me një fustan të mbushur me mijëra kristale të imta me ngjyra të ndryshme, të punuar nga Versace./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!