Dua Lipa i përgjigjet këngëtares serbe me flamurin e Shqipërisë etnike

schedule10:00 - 20 Korrik, 2020

schedule 10:00 - 20 Korrik, 2020

Një peticion drejtuar Apple për të përcaktuar qartë kufijtë e Kosovës si shtet i pavarur, nuk është pritur mirë nga serbët dhe këngëtarja Jelena Karleusa. Mijëra persona kanë firmosur peticionin, pasi vija që tregon kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në hartën e Apple është e ndryshme nga ajo e kufijve të tjerë, duke e treguar Kosovën si pjesë të territorit serb.

Peticioni ka marrë përmasa të mëdha, i cili është mbështetur nga shumë artistë, mes të cilëve e para ishte Dua Lipa. Postimi që ylli shqiptar me famë botërore ka bërë, nuk është pritur mirë nga këngëtarja serbe, e cila e akuzoi se po shpërndante urrejtje, ndërkohë që i rikujtonte se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po përballej në Hagë për akuzat për krime lufte.

E dashur @dualipa, të duam këtu në Serbi. Ekstremizmi në asnjë mënyrë nuk është një përgjigje (ju e dini që udhëheqësi i Kosovës është në Hagë, duke u përballur me aktakuzë për krime lufte etj. Ju mund të gjeni njerëz shumë të këqij nga të dy palët)

Ju lutemi përdorni platformat tuaja sociale për të shkëmbyer dashuri, paqe dhe muzikë (dhe të ktheheni në Kosovë për të qenë me njerëzit tuaj) Dashuri për të gjithë njerëzit e mirë në mbarë botën!”, shkroi Jelena.

Por, nuk ka vonuar shumë as përgjigjja e yllit shqiptar ndaj Jelenës, por dhe ndaj shtetasve serb të tjerë që reaguan ashpër ndaj saj. Dua ka publikuar në Instagram një foto të flamurit të Shqipërisë etnike, krahas së cilës ka dhënë dhe shpjegimin e fjalës “autochthonous”. “Autokton – mbiemër (për banorët e një vendi), vendas dhe jo të ardhur nga emigrimi apo kolonitë”, kanë qenë fjalët e Dua Lipës krahas postimit. /abcnews.al/

 

View this post on Instagram

 

au•toch•tho•nous adjective (of an inhabitant of a place) indigenous rather than descended from migrants or colonists

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!