Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa i është bashkuar listës së njerëzve që i janë kthyer kundër “Apple” për shkak se harta e tij nuk e ndan Kosovën nga Serbia.
Ajo i është bashkuar peticionit me 11 mijë firma të mbledhura deri tani.
Mirëpo ky reagim i Duas ka bërë që të revoltohet këngëtarja e njohur serbe Jelena Karleusa.
“E dashur Dua Lipa, të duam këtu në Serbi. Ekstremizmi në asnjë mënyrë nuk është një përgjigje (ju e dini që udhëheqësi i Kosovës është në Hagë, duke u përballur me aktakuzë për krime lufte etj. Ju mund të gjeni njerëz shumë të këqij nga të dy palët)
Ju lutemi përdorni platformat tuaja sociale për të shkëmbyer dashuri, paqe dhe muzikë (dhe të ktheheni në Kosovë për të qenë me njerëzit tuaj)
Dashuri për të gjithë njerëzit e mirë në mbarë botën!”, shkruan ajo.
Ndërkohë tashmë mbetet për t’u parë nëse Dua do t’i kundërpërgjigjet koleges së saj./abcnews.al