Nora Gjakova i siguroi Kosovës një tjetër medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokio. Xhudistja nga Peja arriti të mposhte rivalen franceze Sarah Leoine Cysique në kategorinë 57 kilogramë.
Suksesit të shqiptares nga Kosova i janë gëzuar emra të njohur, mes së cilëve dhe Dua Lipa. Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka publikuar në Instagram, ku shkroi: “Një tjetër medalje ari për Kosovën! Bravo Nora Gjakova”.
Kujtojmë që Dua zhvilloi një vizitë surprizë në Tiranë bashkë me familjen e saj dhe të dashurin, Anwar Hadid. /abcnews.al