Dua Lipa mori pjesë së fundmi në premierën e filmit shqiptar Zgjoi në Uashington DC, ku u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me regjisoren e filmit, Blerta Bashollin dhe aktoren kryesore, Yllka Gashi.
Këngëtarja shkoi më pas në Instagram për të ndarë me 74 milionë ndjekësit e saj se është mahnitur nga prodhimi filmik, i cili flet për historinë e trishtë të grave të Krushës. Teska ka ndarë disa foto, ajo thotë se “Mezi pres që të shoh që të marrë Oscar”.
“Një film i bukur i cili tregon historinë prekëse dhe frymëzuese të Fahrije Hotit dhe grave të Krushës. Kjo histori lufte dhe këmbënguljeje është ajo që duhet treguar. Ajo flet për shpirtin e përvojës kosovare dhe shpresoj se mund të ndihmojë në shërimin kolektiv të familjeve që u ndanë dhe njerëzve që humbën të dashurit e tyre.
Jam shumë krenare për atë që ka arritur Blerta Basholli – është një frymëzim. ‘Zgjoi’ përfshiu bordin e Sundance dhe mezi pres që ta shoh atë të marrë një Oscar!!! Duhet parë”, ka shkruar Lipa.
/abcnews.al