Dua Lipa dhe Anwar Hadid festojnë ditën e sotme 2 vjetorin e lidhjes së tyre. Në këtë ditë të veçantë, këngëtarja shqiptare zgjodhi disa momente të këndshme për ta uruar. Dua publikoi një foto të partnerit, krahas së cilës shkroi “Të dua Anwar! Gëzuar 2 vite”.

Më pas ndau dhe një tjetër pozë në çift, ku dukeshin mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit. Përsa i përket muzikës, Dua po shijon përiudhën më të artë në karrierën e saj. Shqiptarja që mori famë me hitin “New Rules” ka tejkaluar çdo pritshmëri dhe është bërë artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Për më tepër, ajo është vlerësuar si artistja më e dëgjuar në botë në platformën Spotify. Teksa po shijon ende suksesin e Future Nostalgia, Dua ka konfirmuar se po punon për albumin e ri. /abcnews.al

