Dua Lipa bën lidhjen serioze, prezanton prindërit me partnerin 14 vite më të madh

schedule12:15 - 30 Gusht, 2023

schedule 12:15 - 30 Gusht, 2023

Dua Lipa ka hedhur hapin e radhës në lidhjen e saj me Romain Gavras teksa prezantoi partnerin e saj me prindërit për herë të parë në Ibiza.

Ylli i popit 28-vjeçar dhe regjisori 42-vjeçar kanë shijuar një darkë nën dritën e hënës në restorantin Juntos House, ku iu bashkuan nëna e saj Anesa dhe babai Dukagjin.

Dua ka një marrëdhënie të ngushtë me prindërit e saj dhe shpesh poston foto me ta në rrjetet sociale. Këngëtarja është më e madhja e tre fëmijëve, pasi Anesa dhe Dukagjini kanë edhe vajzën Rina 22 vjeçe dhe djalin Gjinin 17 vjeç.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Prindërit e saj jetuan në Kosovë dhe Bosnje deri në vitin 1992, kur u shpërngulën në Londër pas shpërthimit të luftës në Bosnje.

Dua është në një lidhje me Romain që nga fillimi i vitit dhe dyshja prej javësh po shijojnë pushimet e tyre romantike së bashku. Dyshja u lidhën për herë të parë në mars kur u fotografuan të kapur për dore teksa po largoheshin nga sfilata e Saint Laurent në Javën e Modës në Paris.

Burimet pohuan në atë kohë se çifti “kishte muaj që frekuentoheshin jashtë syve të publikut”, pas ndarjes së saj nga Anwar Hadid, vëllai i modeleve Gigi dhe Bella, në vitin 2021.

Dua dhe Romain, ish i dashuri i Rita Orës, bënë publike lidhjen e tyre në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë në maj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!