Dua Lipa bëhet bashkë me legjendën e muzikës botërore për koncertin virtual

schedule08:08 - 26 Nëntor, 2020

schedule 08:08 - 26 Nëntor, 2020

Dua Lipa pritet të mbajë të premten një koncert virutal. Artistja shqiptare kishte paralajmëruar shumë surpriza, ndërkohë që së fundmi ajo ka bërë me dije se “STUDIO 2054” do i bashkohet edhe Elton John.

Këngëtarja ka shprehur dhe më parë vlerësimet që ka për legjendën e muzikës botërore. Nga ana tjetër, dhe këngëtari shprehu pak javë më parë dhe vlerësimet për albumin e shqiptares “Future Nostalgia”, duke e konsideruar si ndër më të mirët e këtij viti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Ndërkohë javën që lamë pas Dua zbuloi se pjesë e koncertit do jetë edhe Miley Cyrus. Dy artistet sollën të premten bashkëpunimin e tyre me titullin “Prisoner”, këngë e cila është pjesë e albumit të ri të këngëtares amerikane. /abcnews.al