Pavarësisht situatës nga pandemia, ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për artisten shqiptare Dua Lipa. Në fillim të këtij viti, 25-vjeçarja publikoi albumin “Future Nostalgia”, shoqëruar pak muaj më pas me një version remix të tij. Ylli i hitit “Levitating” pritet të sjellë së shpejti dhe një bashkëpunim me Miley Cyrus.
Ndërkohë, së fundmi, Dua ka bërë me dije se është bërë ambasadore e markës së njohur Puma. Lajmin e ka dhënë përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ka publikuar disa imazhe e veshur me një kostum sportiv të zi.
“Jam shumë e lumtur të njoftoj se jam bashkuar me familjen e Puma-s si ambasadorja e tyre e re.”, ka shkruar Dua. Kujtojmë që Dua anuloi turneun e saj botëror për shkak të pandemisë, ndërsa po përgatitet për të mbajtur koncertin e saj virtual “Studio 2054” me datë 27 Nëntor. /abcnews.al