Moderatorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Einxhel Shkira, ka përzgjedhur këtë Halloëeen një kostum të këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës.
Kjo e fundit u shfaq në një nga koncertet gjatë turneut “Future Nostalgia”, e gjitha me rozë dhe me doreza të po së njëjtës ngjyrë, duke tërhequr shumë vëmendje.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe Einxhel, e cila krahas imazheve të bukura, ka shkruar: “Duhej të dukesha si Dua Lipa në turne, por më shumë dukem si ‘Dua Lipa në shtatzëni’”.
View this post on Instagram
Kujtojmë që moderatorja pritet që shumë shpejt të bëhet nënë e një djali. Ajo dhe partneri i saj, Dj Dagz, u njohën gjatë aventurës në shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe tani po shijojnë një nga periudhat më të bukura të jetës./abcnews.al