Dua, Bebe, Ava dalin nudo? Shkrimi i prestigjozes sjell debat! Ermali- Laertit: Nuk mendoj kështu, çështje shijesh!

schedule00:15 - 6 Tetor, 2020

schedule 00:15 - 6 Tetor, 2020

Vetëm pak ditë më parë “The Economist’ shkruajti për suksesin ndërkombëtar të Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max. Prestigjozja pasqyronte rrugëtimin e suksesit për vajzat shqiptare. Lajmi mesa duket nuk shpëtoi pa vëmendjen e programit ‘Abc e pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi. Teksa u fol në studio për largimet masive të shqiptarve, aktori Laert Vasili përmendi fakt edhe modelet e gabuara që ndjekin të rinjtë e jo vetëm.

‘Në një portal prestigjoz vlerësoheshin këngëtaret Dua, Bebe, Ava. Janë ca goca që dalin lakuriq.. – tha Laerti teksa Ermali ndërhyn:

‘Unë nuk mendoj që dalin lakuriq, mendoj psh Dua Lipa është fenomen i muzikës, por çështje shijesh’

‘Njëra nga ato’ pohoi aktori duke vijuar të nënvizoj se shumë modele të tilla ndikojnë tek fëmijët e më gjërë.

Çfarë modelesh po zhbëjnë vlerat e shëndosha sociale? Si ndikon politika, media në to? Mos humbisni bisedën e plotë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!