Droni ukrainas godet shtabin e flotës ruse të Detit të Zi, 6 të plagosur

schedule09:02 - 1 Gusht, 2022

schedule 09:02 - 1 Gusht, 2022

Selia e flotës ruse të Detit të Zi në Gadishullin e Krimesë u godit nga një dron ku ishte montuar një sasi eksplozivi. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, thanë autoritete locale dhe gjashtë persona janë plagosur.

Ukraina deklaroi se një sulm raketor rus një nga njerëzit e saj më të pasur, një tregtar drithi.

Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për sulmin me dron në qytetin port të Sevastopolit, i cili detyroi anulimin e ceremonive në festën e Ditës së Marinës së Rusisë.

Por natyra në dukje e improvizuar, në shkallë të vogël të sulmit ngriti mundësinë se ishte vepër e kryengritësve ukrainas në territorin e pushtuar nga Rusia në vitin 2014, raportoi Associated Press.

Droni dukej se ishte i bërë vetë dhe pajisja shpërthyese ishte me fuqi të ulët, tha shërbimi për shtyp i Flotës së Detit të Zi.

Sevastopol është rreth 170 kilometra larg nga Ukraina, por është e paqartë se ku e filloi fluturimin droni.

Në dritën e sulmit, një këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, u tall me dobësinë e mbrojtjes ajrore ruse.

“A e pranuan pushtuesit pafuqinë e sistemit të tyre të mbrojtjes ajrore? Apo pafuqinë e tyre përballë partizanëve të Krimesë?” tha Oleksiy Arestovich në Telegram.

Kryetari i bashkisë së qytetit portual të Mykolaiv, Vitaliy Kim, tha se një sulm rus vrau një nga njerëzit më të pasur të Ukrainës, Oleksiy Vadatursky dhe gruan e tij, Raisa. Vadatursky drejtoi një biznes të prodhimit dhe eksportit të grurit.

Një tjetër këshilltar presidencial, Mykhailo Podolyak, tha se Vadatursky ishte në shënjestër të veçantë.

“Nuk ishte një aksident, por një vrasje e mirëmenduar dhe e organizuar me paramendim,” tha Podolyak.

“Vadatursky ishte një nga fermerët më të mëdhenj në vend, një person kyç në rajon dhe një punëdhënës i madh. Goditja e saktë e një rakete nuk ishte vetëm në një shtëpi, por në një krah specifik, dhomën e gjumit, nuk lë asnjë dyshim për synimin dhe rregullimin e goditjes.”

Agrobiznesi i Vadatursky, Nibulon, përfshin një flotë anijesh për dërgimin e grurit jashtë vendit. Ukraina shpreson të rifillojë eksportet e drithit jashtë shtetit pas arritjes së një marrëveshjeje me Rusinë që nuk do të bllokojë kalimin e anijeve të mallrave në Detin e Zi.

Presidenti rus Vladimir Putin shënoi paradën vjetore të Ditës së Marinës në Shën Petersburg me një njoftim se marina ruse do të marrë ato që ai i përshkroi si raketa lundrimi hipersonike Zircon “të frikshme” në muajt e ardhshëm.

Armët hipersonike fluturojnë me shpejtësi të paktën 5 Mach dhe janë shumë të manovrueshme dhe në gjendje të ndryshojnë kursin gjatë fluturimit. Ato janë të ndryshme nga raketat balistike, të cilat gjithashtu mund të udhëtojnë me shpejtësi hipersonike prej të paktën 5 Mach, por kanë trajektore të përcaktuara dhe manovrim të kufizuar.

Aftësia për të lëshuar armë shumë të manovrueshme me shpejtësi hipersonike i jep çdo vendi një avantazh të konsiderueshëm, sepse armë të tilla mund të shmangin pothuajse çdo sistem mbrojtës aktualisht në përdorim./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!