Dronët Bayraktar TB-2, Eset Berisha: Nuk besoj se Kosova do të sfidojë KFOR dhe NATO

schedule16:45 - 19 Korrik, 2023

schedule 16:45 - 19 Korrik, 2023

Kosova ka konfirmuar të dielën se ka blerë dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia. Por çfarë do të thotë kjo lëvizje dhe a mund t’i përdorë ato pa lejen e KFOR?

Eset Berisha, ish-drejtor i Aviacionit Civil në Kosovë, tha për “Ballkan Update” se dronët nuk beson se do të përdoren pa koordinim me autoritetet e KFOR.

“Kushtetuta e Kosovës zbatohen nga institucionet vendore, por institucionet e tjera që veprojnë në Kosovë kanë regjim tjetër, të cilit I binden, prandaj bashkëpunimi është shumë i nevojshëm.Unë nuk do ta paramendoj ndonjë situatë konfliktuale, kur ushtria e Kosovës do të sfidojë KFOR apo NATO me përdorimin e dronëve pa u koordinuar, pa e pasur koordinimin”, tha ai.

Sipas tij, dronët mund të përdoren në fusha të caktuara me pëlqimin e KFOR. Ai thotë se ata mund të shfrytëzohen dhe mund të ngrihen në operacionet e kërkim-shpëtimit.

“Dronët të cilat janë blerë, mund të shfrytëzohen me pëlqimin e KFOR në fusha të caktuara. Ajo fushë në të cilën që këta dronë mund të shfrytëzohen është fusha e kërkim-shpëtimit. Mund të shfrytëzohen edhe në fusha të ndryshme ku ushtria e Kosovës, në bashkëpunim me KFOR është duke pranuar programe me qëllim fuqizimin e saj”, theksoi ai./n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!