Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Drogë nga ‘veriu në jug’/ Elbasan, pranga 3 personave. Sekuestrohen 41 kg kanabis dhe armë

schedule08:26 - 12 Shkurt, 2026

schedule 08:26 - 12 Shkurt, 2026

Policia e Elbasanit finalizoi pas disa javësh hetime operacionin “Jug & Veri”, duke arrestuar tre persona të moshave 31, 29 dhe 35 vjeç, të dyshuar për sigurim, transport dhe trafikim kanabisi nga veriu në jug të vendit, si dhe jashtë Shqipërisë.

Gjatë ndërhyrjes në unazën e qytetit, njëri prej tyre kundërshtoi efektivët dhe dëmtoi një mjet policie në tentativë për t’u larguar. Nga kontrollet u sekuestruan 41 kg Cannabis Sativa që dyshohet se po transportohej drejt PKK Qafë Thanë, një armë zjarri kallashnikov me 32 fishekë, dy automjete dhe dy celularë.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!