Drogë nga Shqipëria në Itali/Sekuestrohen 800 kg, 15 të arrestuar

schedule10:23 - 7 Shkurt, 2018

schedule 10:23 - 7 Shkurt, 2018

Policia italiane ka shkatërruar dy grupe kriminale të trafikimit të drogës nga Shqipëria, që operonin në Brindizi, Fasano, Oria dhe Katania. Mësohet se nga operacionet e forcave të sigursë të zhvilluar mëngjesin e mërkurës janë arrestuar 15 persona. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Ata akuzohen për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike, vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe shantazh. Lajmi për operacionin është raportuar nga mediat italiane. “Brindisi Report” shkruan se në operacion është sekuestruar në total një sasi prej 800 kilogramësh marjuanë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe mjete që tjera që shërbenin për transportimin e lëndës narkotike nga Shqipëria për në Itali./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!