Drogë në Greqi, arrestohen pesë shqiptarë

schedule11:42 - 11 Shkurt, 2018

schedule 11:42 - 11 Shkurt, 2018

Policia greke ka zhvilluar një operacion në kufirin me Shqipërinë.
Mësohet se janë arrestuar 5 persona, të gjithë me kombësi shqiptare. Gjithashtu agjentët kanë zbuluar dhe sekuestruar 96 kilogramë marijuanë, e cila po trafikohej për në Greqi.
Operacioni është zhvilluar në Laka të Igumenicës. 5 shtetasit shqiptarë janë arrestuar ndërsa po kalonin kufirin në këmbë të ngarkuar me 4 çanta që përmbanin sasinë e drogës. Shqiptarët e arrestuar janë të moshës nga 26 deri në 50 vjeç. Gjithashtu atyre iu sekuestruan dhe 5 celularë./abcnews.al