Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Drogë me vlerë 2 mln Euro, kapet shqiptari

schedule09:58 - 16 Janar, 2019

schedule 09:58 - 16 Janar, 2019

Një shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane pasi u kap me drogë, vlera e të cilës arrinte 2 milionë Euro. Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për një shqiptar 35 vjeç. Identiteti i tij nuk është bërë ende publik. Në garazhin e të riut u sekuestruan 830 kilogramë hashash.

Autoritetet italiane u vunë pas shqiptarit pas një njoftimi anonim që ai lëvizte me armë. Pasi e lokalizuan shqiptarin, ata e arrestuan në hyrje të garazhit. Brenda makinës së tij ata gjetën edhe pistoletën, e cila ishte lodër.

Gjithashtu policia sekuestroi pesë peshore elektronike, makineri për ndarjen e drogës, dhe materiale për mbështjelljen e saj. 35-vjeçari me banim në Itali është dërguar në paraburgim, ndërsa mediat italiane shkruajnë se ai nuk rezulton me precedent penal. Ai punonte në një firmë vendase për mirëmbajtjen e impianteve, ndërsa tani hetuesit italianë janë në kërkim të bashkëpunëtorëve të tij./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!