Drogë me postë, nga SHBA në Shqipëri/ Vihet në pranga 24-vjeçari në Tiranë

schedule09:18 - 9 Prill, 2025

schedule 09:18 - 9 Prill, 2025

Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Destinacioni 5”.

Dyshohet se 24-vjeçari trafikonte lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, nga SHBA në Shqipëri, nëpërmjet shërbimit postar.

Ky shtetas u kap në flagrancë, duke marrë një pako me rreth 3.6 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me vlerë 50 000 euro.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!