Prej kohësh tashmë, Kylian Mbappe konsiderohet si një ndër “diamantet” më të çmuar në botën e futbollit, me francezin që është i aftë të shënojë gola deçisivë dhe të mbajë mbi “supe” skuadrën e tij, në momente të vështira.
Vlerësimet për 24-vjeçarin nuk kanë të mbaruar dhe ditën e sotme, “elozhe” për sulmuesin francez ka thurur dhe ish-sulmuesi i Chelsea, nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, i cili është shprehur me plot bindje se Mbappe, mund të jetë pika “kyçe” nëse PSG arrin të mundë në Gjermani, Bayernin.
“Unë e konsideroj atë të qëndrueshëm. Fjalët e tij nuk përputhen me veprat e tij, por sipas mendimit tim, ai është lojtari sulmues më i qëndrueshëm në botë. Me të, PSG mund të eleminojnë Bayernin”,- është shprehur Drogba.
Ndërkaq, kujtojmë se Didier Drogba është një nga të paktët lojtarë që kanë ndëshkuar “bavarezët” në shtëpinë e tyre, ku me atë gol me kokë në minutën e 91’, në finalen e UEFA Champions League, të vitit 2012, finale që u fitua më pas nga “blutë” e Londrës, pas goditjes së penalltive. /i.m /abcnews.al