Me gjithë botën që prisnin “mrekullinë” mbrëmjen e djeshme në “Stamford Bridge”, “blutë” e Chelesa kanë zhgënjyer sërish, teksa që prej ardhjes së Frank Lampard në krye të pankinës së “bluve”, londinezët kanë rregjistruar 4 humbje në 4 ndeshje radhazi.
Pas ndeshjes, tejet i “inatosur” me performancën e “bluve”, “bomberi” afrikan që i dhuroi trofeun e parë të Champions League, skuadrës së Chelsea, Didier Drogba foli për mediat, nga ku tha se ai nuk e “njeh” më klubin ku u rrit dhe shkroi historinë.
“Unë nuk e njoh klubin tim. Nuk është më njësoj. Ka një pronar të ri dhe një vizion të ri. Sigurisht, ne u përpoqëm ta krahasojmë atë me atë që ndodhi në epokën e Roman Abramovich, kur u nënshkruan me shumë lojtarë, por vendimet ishin shumë inteligjente. Ai solli lojtarë si Petr Cech, Andriy Shevchenko, Hernan Crespo, Michael Essien, Florent Malouda dhe mua.
Ishte krijuar një ekip për të fituar tituj. Ata ishin lojtarë me përvojë. Strategjia tani është e ndryshme. Le të synojmë të rinjtë. Por një dhomë zhveshjeje me më shumë se 30 lojtarë është e vështirë për t’u menaxhuar nga një trajner. Mungojnë liderët karizmatikë. Na duhen lojtarë që marrin përgjegjësitë e tyre. Ne duhen lojtarë që sjellin pak çmenduri në stadium”,- tha tejet i “inatosur” pas performancës së “bluve”, ish-“bomberi” që i dhuroi Chelsea, “veshllapushen” e parë në historinë e tyre. /i.m /abcnews.al