Burg për “pritësin” e drogës, Ilir Sefa merrte kanabis përmes postës nga SHBA

schedule12:32 - 22 Mars, 2024

schedule 12:32 - 22 Mars, 2024

Arrest në burg ka caktuar Gjykata Penale për 27-vjeçarin Ilir Sefa që u arrestua për trafikim lëndësh narkotike.

27-vjeçari u mbajt nën vëzhgim nga agjentët e anti drogës në momentin që u kap duke marrë një pako me drogë që vinte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet postës. Në seancën e së premtes të zhvilluar me dyer të mbyllura I riu nuk ka dhënë sqarime, por i qëndroi deklarimeve të dhënë përballë hetuesve menjëherë pas arrestimit.

“Drogën nuk e prisja unë. Më tha një djalë me emrin Fabian që e kam në lagje të shkoja ta merrja një pako tek posta. Nuk e dija çfarë kishte brenda”, ka pretenduar Sefa në deklarimet paraprake.

Nga ana tjetër 21-vjecari Fabian L. që përmend Sefa, është shpallur në kërkim policor pasi nuk u bë e mundur kapja e tij.

Avokati i tij mbrojtës, kërkoi masë më të lehte sigurie si arrest në shtëpi ose arrest në burg me afat, për ti dhënë kohë Prokurorisë që të provojë ose jo dijeninë e të arrestuarit, por kërkesa u rrëzua nga gjykata. Policia u njoftua nga posta ku kishte mbërritur porosia, dhe më pas mbajti në vëzhgim se kush do merrte sasinë e lëndës narkotike. Droga e sekuestruar kap peshën e 1 kg e 600 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC vlera e të cilës përllogaritet në rreth 60 mijë euro.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!