Dritëhije dhe ngjyra, intimitetet e Sali Shijakut

schedule16:07 - 24 Mars, 2021

schedule 16:07 - 24 Mars, 2021

Nga Leontina Nika

Në hollin e Kryeministrisë është çelur ekspozita “Dritëhije dhe ngjyra”, në nder të piktorit Sali Shijaku.

Në 88-vjetorin e lindjes “Piktori i Popullit” Sali Shijaku  prezanton vizatime e skica te panjohur apër publikun. Ekspozita shpalos intimitetin e piktorit Sali Shijaku

Intimiteti krijues, të skicave në studio, apo vizatime të pa përfunduar, “Artisti i Merituar, nuk kishte menduar se do i prezantonte ndonjëherë, por këto sjellin një anë të panjohur për publikun e gjerë, madje disa prej tyre  janë edhe të pa përfunduara.

“Është ekspozitë modeste, nuk e kam menduar ndonjëherë”.

Legjendat e shtojzovallet zënë një vend të veçantë në krijimtarinë e Sali Shijakut, ndikuar edhe nga periudha e realizmit Socialist, por këto motive piktori i rimerr herepashere,  sic është portreti i Kreshnikut.

Humori e batutat janë të natyrshme për piktorin, i cili është mjaft kreativ edhe sot

Kjo ekspozitë sjell të pranishme jo vetëm figura të cilat piktori i ka trajtuar shpesh gjatë jetës së tij artistike, por edhe vepra të pa ekspozuara kurrë më parë, në vizatim e pikturë, këtu nuk mungojnë as nudot, e autoportret dhe abstraksionet. Sali Shijaku nuk është vetëm piktor monumental, por edhe skulptor, ku mund të veçohet  monumenti  i “ Lirisë”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!