Kukësi dhe Enkeleid Dobi ia dolën të sigurojnë fitoren e parë në këtë sezon të “Abissnet Superiore”, teksa në derbin e Veriut kanë mposhtur Laçin me rezultatin minimal 1-0.
Një sfidë e luftuar kjo për të dyja skuadrat që rrugën e vetme kishin vetëm fitoren, për të hedhur prapa krahëve edhe krizën.
Në stadiumin e kurbinasve do të ishte Barbosa që do të shënonte në minutën e 20-të për t’iu dhënë kështu avantazhin verilindorëve. Një realizim me kokë që rezultoi të ishte i duhuri për të besuarit e Dobit.
Laçi u mundua të gjente golin e barazimit në 45-minutat e para, por të besuarit e Vukicevic nuk do të ishin të saktë në finalizime.
Fraksioni i dytë do të administrohej mirë nga verilindorët të cilët ia dolën të ruajnë portën e paprekur, teksa deri në fund ruajtën rezultatin për të siguruar kështu edhe 3 pikëshin e parë në këtë kampionat, ndërsa tashmë “zhysin” më tepër Laçin në krizë, me kurbinasit që nuk njohin çfarë janë pikët në 5 javët e fundit.
Me këtë fitore Kukësi shkon në kuotën e 5 pikëve, ndërsa nga ana tjetër Laçi mbetet në kuotën e 3 pikëve. /f.a/abcnews.al