Dritë jeshile për futbollin, kampionati i madh nis me 8 qershor

schedule14:19 - 23 Maj, 2020

schedule 14:19 - 23 Maj, 2020

La Liga do të nisë në fillim të muajit qershor. Një tjetër kampionat i madh për tifozët, që do të kenë mundësinë të shohin ndeshje të niveli të lartë përmes TV, pasi nuk mund të luhet akoma me praninë e publikut.

Raportohet se qeveria spanjolle ka dhënë “OK” që të luhet prej 8 qershorit, një lajm i mirë. “Me miratimin e Këshillit të Lartë të Sporteve, është dhënë drita jeshile që liga profesioniste e futbollit të nisë përsëri, nga 8 qershori. Muzetë, kinematë, koncertet dhe teatrot gradualisht do rikthehen siç ishin”.

Në Spanjë numri i të prekurve dhe viktimave nga COVID-19 ka ardhur në rënie, ndërkohë që edhe masat që pritet të merren do ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit.

Kampionati i parë i madh që nisi ishte Bundesliga, ndërkohë që tani mbetet të mësohet se kur do të luhet Serie dhe Premier League, kurse Ligue e ka mbyllur sezonin para kohe. /abcnews.al