Numri i viktimave si pasojë e koronavirusit Angli dhe Uells ka rënë me gati 30% në vetëm një javë.
Sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare, javën e kaluar u regjistruan 4,079 viktima nga koronavirusi. Gjithashtu u shënua një rënie prej 28%, një shenjë inkurajuese për luftën e Mbretërisë së Bashkuar kundër pandemisë.
Rreth tre në 10 persona (29.5%) të të gjitha viktimave të regjistruara në Angli dhe Uells nga data 19 shkurt ishin nga Covid-19 krahasuar me 37.1% të javës së kaluar.
Vdekjet nga koronavirusi ranë në të gjitha rajonet angleze krahasuar, me Jug-Lindjen e Anglisë që regjistroi uljen më të madhe, duke regjistruar vetëm 338 viktima.
Në Uells, numri i viktimave nga Covid-19 ra nga 216 në 179 brenda një jave. Të dhënat e fundit nga ONS, të kombinuara me shifra ekuivalente nga Skocia dhe Irlanda e Veriut, tregojnë se numri total i viktimave nga koronavirusi është 142.683.
Rreth një në katër persona në Angli është pozitiv për antitrupa sipas të dhënave të grumbulluara për 29 ditë duke filluar nga 11 Shkurti, sipas sondazhit të ONS./abcnews.al