Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dritë-hijet e reformës në drejtësi/ Gazetari: ‘Arkitekti’ Sokol Sadushi tregon vetë se ngrehina që ndërtuan nuk qëndron

schedule20:51 - 21 Tetor, 2025

schedule 20:51 - 21 Tetor, 2025

TIRANË- Gazetari Flogert Muça, i ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi situatën aktuale të reformës në drejtësi, duke e cilësuar atë si një proces me shumë dritë-hije.

Sipas gazetarit, deklaratat dhe veprimet e  kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushit dëshmojnë një zhgënjim të thellë për mënyrën si është zbatuar reforma në këto vite.

Ai theksoi se pjesa tjetër komike është që në tryezën e organizuar për 9-vjetorin e rrugëtimit të reformës ishin prezentë dhe dy emra si Arjan Ndoja dhe Gjin Gjoni, të cilët sipas tij kanë punuar me Sali Berishën për ta shembur sistemin e krijuar.

“Kur vjen puna te reforma në drejtësi ka një anë tragjike dhe ana komike. Ana tragjike është kur Sokol Sadushi , që është strumbullari i reformës…. pra, kur arkitekti del e thotë, që kjo ngrehina që kemi ngritur nuk qëndron dhe komedia pastaj është kur dy njerëzit që kanë qenë me levë për ta shembur sistemin e ri me doktorin atje, që duhet të ishin nën hetim. Sadushi me çfarë thotë dhe me çfarë bën, më tregon se i ka rënë pishman dhe po të rikthehej do e bënte ndryshe.”,  tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!