Dritan Hila dhe Mustafa Nano tregojnë pse u mbyll emisioni i Rakipit: Mediat që kontrollon qeveria

schedule22:39 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 22:39 - 17 Dhjetor, 2019

Opinionisti Dritan Hila ishte i ftuar sonte në studion e “Provokacija” me Mustafa Nanon në Abc News. Ai u pyet për pr/ligjet e paketës “antishpifje”që me gjasë votohen nesër në parlament. Hila tha se shumë portale funksionojnë jashtë rregullave etike, por gjithsesi u shpreh kundër nismës së qeverisë për të vendosur nën kontroll gjithë median.

Dhe duke u ndalur pikërisht tek influenca e qeverisë mbi botuesit, Mustafa Nano e pyeti Hilën për emisionin e kolegut Ylli Rakipi që është mbyllur prej 6 muajsh.

“Emisionin e Ylli Rakipit nuk e quaj të keq, ishte gazetari partizane se s’ka gazetari të pandikuar. Psh unë jam i afiluar majtas, por jo me Ramën, ty të shoh nga qendra e majtë, nuk të shoh djathtas. Ai (Rakipi) ishte i afiluar djathtas”, tha Hila.

Mustafa Nano ndërhyn duke thënë se “ai emision nuk është mbyllur për shpifje, por është mbyllur për arsye politike”. Hila e mbështeti, duke thënë, cilado të ketë qenë arsyeja, ” opinioni publik kështu e lexoi, si një emision që shqetësonte pushtetin”.
Më tej gjatë bashkëbisedimit, si i ftuari Hila ashtu edhe pritësi, Nano ndanë mendimin se media tradicionale është e kontrolluar nga qeveria. “Media nacionale padje edhe emisionet (talk shoë) i shoh të orientuar nga qeveria, dhe në këto rrethana nëse Rama kontrollon edhe portalet, i bie të ketë zotërim të plotë”, tha Nano.

Hila: Qeveria po kërkon të rregullojë çatinë, kur s’ka shtëpi. Media do të thotë të kesh gazetarë, kryredaktorë, pra që lajmi të kalojë në filtra. Arroganca e qeverisë që i ka lënë kontrollit AKEP-it për të mbyll portalet më duket e ekzagjeruar. Ligji duhet të përcaktonte fillimisht se çfarë është media, portal apo blog. Unë e verej dëshirën e Ramës për të kontrolluar gjithçka. Ky ligj është repreziv. Unë them se qeveria e tij do të ngordhë kur Rama të ushtrojë represionin mbi shtypin.

Më pas ata folën për emra konkret portalet apo individësh që e ndosin ambientin mediatik. Hila përmendi portalin Pamfleti që publikon shkrime pa skrupuj moral, ndërsa Nano tha se nuk e ka ftuar asnjëherë në studio Spartak Ngjelën, pasi thotë gjëra të pabesueshme.
Më tej, Nano tha se televizionet nuk duhet të publikojë materialet e gatshme të partive politike. “Kam qenë në një promovim libri në COD dhe ishte një kamera, ajo e ERTV. Ndërsa Hila shtoi se “Televizionet, oligarkët e tyre janë të lidhur me Edi Ramën ndaj i publikojnë materialet e gatshme që vijnë nga qeveria”. Më tej ai përmendi emra, duke thënë se “nëse i intereson flet me Frangajn, Vjollcën, Ndroqin apo Irfanin, që do të ulë zërin opozitar”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!