Drita 15 vjeçe vdiq nga tërmeti, vëllai i vogël e kërkon korridoreve të spitalit

schedule13:21 - 29 Nëntor, 2019

schedule 13:21 - 29 Nëntor, 2019

Pamje që të rrëqethin mishin janë të gjitha ato ç’ka shohim pas tërmetit të 26 nëntort.

Sindrit Caca, vëllai i Manjola Cakonit, e cila ka humbur bashkëshortin Kastriotin dhe vajzën e saj Drita Cakoni 15 vjeçe ka bërë dëshpërimisht apel për ndihmë për strehim dhe psikolog për motrën e tij dhe djalin e saj 10 vjeç.

Manjola momentalisht gjendet e shtruar në spitalin e Traumës, ndërsa vëllai i saj kërkon strehim në Tiranë dhe ndihmën e psikologut sidomos për 10 vjeçarin.

Vogëlushi, ka kërkuar vazhdimisht familjarët e tij dhe madje ka tentuar edhe të ikë nga spitali, pasi nëpër korridore ka dëgjuar tragjedinë që i ka ndodhur familjes së tij.

Shpesh ai pyet nëse motra gjendet në ndonjërën nga dhomat e spitalit.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!