“Drino 2018”, ndalohen 50 persona në Kakavijë

schedule16:49 - 25 Korrik, 2018

schedule 16:49 - 25 Korrik, 2018

Përmbyllet me sukses operacioni “Drino 2018” mes Policive Kufitare të Vendeve të Rajonit. Gjatë 10 ditëve aksion në Kakavijë janë ndaluar 50 persona me shtetësi të ndryshme, të cilët kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Prej 10 ditësh në kufirin e gjelbër që mbulon stacioni i Policisë Kufitare Kakavijë është zhvilluar një operacion i përbashkët mes Policisë Shqiptare, atyre të rajonit dhe disa organizatave ndërkombëtare. 9 patrullat u angazhuan ditën dhe natën për të mundësuar mbikëqyrjen më të rreptë të vijës kufitare dhe ofruan mbështetje me mjete transporti dhe pajisje logjistike.

Në operacion mësohet se janë ndaluar disa shtetas të huaj, emigrantë të paligjshme, të cilët iu nënshtruan procedurave përkatëse, si dhe disa shtetas shqiptarë, të cilët kanë tentuar  të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme.

“Shërbimet bënë të mundur kapjen e disa shtesve të huaj, emigrantë të parregullt të cilët iu nënshtruan procedurave të intervistimit sipas rastit si dhe të shtetasve shqiptarë të cilët kanë dashur të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshëm”, tha Aida Hajna.

“Më shumë se 50 persona u ndaluan gjatë një operacioni të përbashkët. U shkëmbye gjithashtu përvojë mbi taktikat e observimit ç’ka e bën këtë operacion të suksesshëm. Kakavija nuk u zgjodh spontanisht si stacion i operacionit. Kjo erdhi pasi u kryen vlerësime në kufinjtë e gjelbërt në të gjithë bregun perëndimor të Ballkanit dhe vumë re që kufiri jugor shqiptar së fundi është ekspozuar ndjeshëm. Ne kemi shumë informacion jo vetëm mbi rrugët e paligjshme nga Greqia drejt Shqipërisë, por edhe kanalet e trafikut nga Turqia deri në Gjermani. Operacioni “Drino” na dha informacion mbi strehuesit e refugjatëve dhe bashkëpunëtorët e tjerë të rrjeteve”.

Synimi i këtij operacioni të përbashkët ishte parandalimi i kalimit të paligjshëm të kufirit dhe i veprimtarive kriminale në kufi./abcnews.al