Mediat angleze raportojnë një interesim serioz të Chelsea për Rafa Leao.
Anglezët duan ta përfshijnë Zyiech në këtë tratativë shkëmbimi plus edhe një vlerë të konsiderueshme monetare.
Për Milanin është i pashitshëm, madje ata i kanë vendosur edhe një klauzolë prej 150 milionë eurosh.
Chelsea dëshiron të formojë një dyshe anësore sulmi me Sterling dhe Leao. Krahët e ekipit anglez do të bëheshin me të vërtetë shumë të frikshëm për kundërshtarët.
Edhe pse Milan e konsideron të pashitshëm, interesimi i bluve të Londrës mund të bënte sulmuesin portugez të ndryshonte mendim dhe të largohej./ h.ll/abcnews.al