Dreka në shtëpinë e Mitsotakis, Rama: Mikpritje e shkëlqyer, bëmë një bilanc

schedule17:37 - 8 Janar, 2021

schedule 17:37 - 8 Janar, 2021

“Shije e shkëlqyer e mikpritjes”. Kështu e cilëson Edi Rama pritjen në drekën që organizoi homologu i tij grek Mitsotakis në shtëpinë e tij për nder të kreut të ekzekutivit shqiptar.

Edi Rama në një postim në rrjetet sociale thekson se në tryezë gjatë drekës është diskutuar për situatën nga koronavirusi, marrëdhëniet mes dy vedeve dhe vullnetin e plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej.

Lexo edhe: Kryeministri grek shtron drekë në shtëpinë e tij për Ramën, gruaja që i shoqëron

Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! 

Lexo edhe: Nga Ankaraja në Athinë, deti dhe vaksina, 3 gjërat që duhet të dini për vizitën e Ramës në Greqi

Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike” shkruan Edi Rama./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!