“Dreka është gati” këtë të diel në orën 14:00 trokiti në derën Alda Çakallit. Shef Mirsad Tagani me një eksperiencë 16 vjeçare si kuzhinier, gatuan dhe ndan një pjatë të shijshme, të shëndetshme dhe me kosto të ulët me Alda Çakallin, një profesioniste në sektorin e modës e cila jeton vetëm.
Pasi Alda dhe Shef Mirsadi njihen, të dy së bashku nisen drejt pazarit për të blerë përbërësit që i duhen për pjatën. Me t’u kthyer në shtëpi, shefi nis me filetimin e peshkut levrek dhe marinimin e tij. Më pas nis procesin e gatimit në tigan të filetos së peshkut. Gjatë këtij procesi shef Mirsadi përgatit sallatën me rukola, rrepa dhe domate qershi.
Kosto për recetën e ditës së sotme është 950 lekë për dy persona. Alda rrëfen se gatimin u është pjesë e përditshmërisë së saj, prandaj cdo hap i recetës shpjegohet thjeshtë, si për Aldën ashtu edhe për shikuesit nga shtëpia.
Dita jonë finalizohet kur dreka është gati për t’u shijuar dhe vlerësuar. Me autorësi të producentit Kastro Zizo, ky program argëton të gjithë familjen dhe njëkohësisht pasuron librin tuaj të recetave. Le të njihemi me personazhet e këtij episodi të “Dreka është gati” dhe mos harroni të mbani shënim hapat e recetës!
Receta për sot përmban:
Levrek 500 gr
Xhinxher 50 gr
Pomodorini 150 gr
Rukola 150 gr
Djathe dhie 100 gr
Rrepa 100 gr
Vaj ulliri 20 ml
Kripe 10 gr
db/Abcnews.al