“Dreka është gati” troket në derën e familjes Koçiu

schedule15:04 - 24 Janar, 2021

schedule 15:04 - 24 Janar, 2021

“Dreka është gati” troket në derën e familjes Koçiu. Sot Shef Mirsad Tagani do të gatuajë për Aurorën, Rejdin dhe dy djemtë e tyre; Majk dhe Viktor. Mirsadi fillimisht njihet me familjen. Menjëherë pas prezantimit, shefi dhe Aurora shkojnë në Ecomarket ku blejnë të gjithë përbërësit që i duhen për recetat e sotme.

Me t’u kthyer në shtëpi, Aurora dhe shefi fillojnë të gatuajnë dhe të bisedojnë me gjerësisht rreth jetës se tyre dhe përditshmërisë. Sot, shef Mirsadi ka zgjedhur të gatuajë supë krem brokoli, pasta në furrë me mish dhe beshamel dhe fileto pule me salcë domate pikante.

Pasi shefi dhe Aurora përfundojnë gatimin, është radha e Rejdit për të ndihmuar këtë herë me shtrimin e tryezës ku familja do të drekojë. Mirsadi dhe familja Koçiu shijojnë drekën dhe familja vlerëson pjatat me pikë maksimale.

Me autorësi të producentit Kastro Zizo, ky program argëton të gjithë familjen dhe njëkohësisht pasuron librin tuaj të recetave. Le të njihemi me personazhet e këtij episodi të “Dreka është gati” dhe mos harroni të mbani shënim hapat e recetës!

Receta për sot përmban:

Qepë 2 kokrra
Salcë domate 500 gr
Taliatele 350 gr
Kackavall 100 gr
Fileto pule 400 gr
Qumësht 100 ml
Gjalpë 100 gr
Miell 50 gr
Patate 100 gr
Brokoli 259 gr /abcnews.al