“Drejtuesi i SPAK është në shënjestër familjarisht”, Rama për Portin e Sarandës: Jemi zotuar që ky projekt do të bëhet

schedule09:07 - 11 Shkurt, 2025

schedule 09:07 - 11 Shkurt, 2025

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë fjalës në podcastin e tij ka deklaruar se drejtuesi i SPAK, Altin Dumani është në shënjestër familjarisht.

Ai është ndalur dhe te Porti i Sarandës, duke theksuar se janë zotuar që ky projekt do të bëhet pavarësisht pengesave.

“Më të mbështeturit në të gjitha kuptimet, se po flitet për fondet e Sorosit… fondet që janë dhënë janë 99% janë fonde të taksapaguesve shqiptarë. Prandaj pritet një drejtësi dhe individë të caktuar i japin të drejtën e gjykatësit dhe prokurorit, siç është rasti i projektit të Portit të Sarandës, i cili është projekt i qeverisë. Ne jemi zotuar që ky projekt do të bëhet pasi nuk ka strukturën e duhur dhe ka vetëm hekurishte. Është marrë peng prej disa vitesh për arsyet e mosarsyes të një prokurori a prokurore që thotë jo, që as më intereson.

Ka ndërhyrë në mënyrë flagrante, duke shkelur kufijt ndarës. Ndërkohë që ne jemi votuar, kemi marrë mandat nga populli për të ushtruar pushtetin ekzekutiv. Ata kanë mandat nga gjykata Kushtetuese, por jo duke shkelur kufijtë. Pas telenovelash lincimi publik, fenomene të tilla nuk mund të lihen pa u ndarë. Siç ka ndodhur me drejtuesin e SPAK, i cili është në shënjestër familjarisht. Në këtë proces mbas 5 vitesh këto institucione kanë krijuar një siguri të plotë, sepse kanë pasur të gjitha gjylet e baltës”, tha Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!