Një automjet tip Volksvagen ka goditur një person që udhëtonte me biçikletë. Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës.
I plagosuri është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje.
Policia po heton për shkaqet e aksidentit me një të plagosur. /ABC News Albania 24/7