Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi i ftuar në edicionin e lajmeve në ABC ka folur rreth deklaratave të fundit të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit tha se po ndjek me interes zgjedhjet në Shqipëri, madje edhe sondazhet që po bëhen për partitë politike. Në fjalën e tij Vuçiç hodhi akuza edhe ndaj liderit të PD-së Lulzim Badha duke thënë se ai qëndron nën hijen e ish-kryeministrit Sali Berisha, ku ndër të tjera tha se ata të dy duan Shqipërinë e Madhe.
Sipas Boiken Abazait, këto deklarata të Vuçiç bëhen pasi ai synon që ushtrojë ndikimin e tij dhe idetë që ka në vendin tonë. Më tej Abazi shton se Serbia po dominon tregjet në Shqipëri dhe qëllimisht me produkte që kanë çmim të ulët synojnë të prishin balancat e tregut.
Drejtuesi i LVV në Shqipëri ka shtuar se ka plane që fillimisht të mbizotërojë vendet me ekonomi dhe më pas me politikë.
“Do të ndikojë me anë të deklaratës së tij tek votuesi në Shqipëri.”
“Nuk është hera e parë. Ai ka komentuar edhe zgjedhjet në Kosovë. Ai ka synim për të dominuar ekonomikisht Shqipërisë. Është hapi i parë për dominim politik. Biznesi serb është i pozicionuar mirë. Ata shesin enkas me çmime të ulëta për të shkatërruar ekonominë. Ne jemi duk importuar më shumë. Ai ka plane të qarta. Serbia i ka sytë edhe nga Durrësi. Minishengeni. E ka bërë të qartë në disa mënyra”
“Sytë i kanë nga Bosnja dhe nga veriu i Kosovës. Vuçiç po projekton planet e tij dhe po na bën të ngjashëm me të. Ai është ekspancionist serb. Ka një projekt kolonizator. Ai e ka në plan Serbinë e Madhe” tha Boiken Abazi. E.L/abcnews.al/