Drejtues për Tiranën, Veliaj: S’i ngatërroj punët e bashkisë me të partisë, PD e ndarë në katërsh

schedule18:27 - 22 Shtator, 2020

schedule 18:27 - 22 Shtator, 2020

Erion Veliaj, Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati janë tre njerëzit që Edi Rama u ka besuar që të drejtojnë fushatën për qarkun e Tiranës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit të 2021. Por ku konsiston puna e kryebashkiakut dhe si po vepron me këtë përgjegjësi të dyfishtë? Në një bisedë me gazetarin Endri Xhafo, Erion Veliaj tha se nuk i ngatërron punët e bashkisë me të partisë.

Po tani jemi në orën 06:10 jashtë orarit zyrtar, nuk i ngatërroj punët e bashkisë me të partisë. U kam kërkuar bashkëpunëtorëve, edhe atyre që u liruan nga detyra, që të më ndihmojnë me fushatën, por pa lënë punët. Pasi mbaron orari zyrtar, është një punë që e bëj me pasion.

Kam një objektiv, një rezultat më të mirë se në 2017, na duhet organizim, kemi diferenca me kundërshtarin, në sondazhe jemi 2 me 1, ne mund të dalim edhe më mirë. Ka shumë të djathtë që takoj cdo ditë që më thonë se e provova atë timin nuk bëri asnjë shkollë. PS-ja absolutisht do të ketë një mandat të tretë” tha ai.

Por a ka të pakënaqur brenda PS-së? “Është njerëzore që ti të aspirosh për më mirë. Por Partia Socialiste është hera e parë që hyn në zgjedhje pa asnjë fraksion, e vetmja parti që çahet në katër është PD-ja, Patozi ka partinë e vet, Murrizi të vetën dhe Rudina Hajdari të vetën. PS-ja nuk ka asnjë fraksion” tha ai.

Por a e favorizon kjo PS-në? “Patjetër në një moment kur kundërshtari humbet rrugën në oborr. Ne jemi super të karikuar dhe optimistë dhe pranë njerëzve sikur ishim në 2013. Me vjen keq për ata që janë të djathtë, por PD-ja ende nuk po reformohet” tha Erion Veliaj./ db/Abcnews.al