Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Drejtues në AMP, me ndërtime pa leje”/ Rama: Kjo nuk mund të vazhdojë, këta duhen mbikëqyrur nga drejtësia

schedule13:21 - 19 Shtator, 2025

schedule 13:21 - 19 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama prezantoi Albana Koçiun si ministren e re të Punëve të Brendshme.

Gjatë konferencës për shtyp, Rama ndau problematikat në dikaster, ku u ndal edhe te rasti i drejtesit të AMP në Vlorë, i cili kishte ndërtuar pa leje.

Sipas Ramës, këta njerëz duhen mbikëqyrur nga drejtësia.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është strukturë e re, tërësisht e pavarur, me një sërë atributesh të reja, e shërbimit të brendshëm, deri para ca vitesh. Dhe që kërkon të shoqërohet në këtë proces dhe të udhëhiqet dhe të adresohet si duhet, se nuk mund të kemi, është e pamundur që të kemi drejtues të AMP në territor, që janë njëkohësisht ndërtuers pa leje dhe që mbrohen nën hijenm e babait. E ka bërë ndërtimin babai, a thua se meqë është babai i drejtorit, është i amnistuar nga krimi i ndërtimit pa leje. A thua se ndërtimi i bërë në 2018 pa leje justifikohet. Por meqë 2020 është afati për legalizimet. Drejtues injorat, kjo gënjeshtër i ka këmbet e shkrutra. Si mund të pritet nga drejtues me këtë nivel të ulët në raport me ligjin. Ky duhet mbikqyrur nga drejtësia. Vizat e lejes të qëndrimit të punës. Kemi bërë një proces të tërë për të lehtësuar lejet e qëndrimit edhe të punës.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!