Drejtori sportiv i Leipzig mohon gjithçka: Nuk ka marrëveshje për Gvardiol

schedule23:36 - 24 Korrik, 2023

schedule 23:36 - 24 Korrik, 2023

Vetëm pak ditë më parë qarkulloi në media lajmi se Manchester City ka arritur akordin me “demat” e Leipzig për kartonin e Josko Gvardiol për 90 milionë euro, madje dhe një pjesë e testeve mjekësore ishin përfunduar, mirëpo një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë.

Drejtori sportiv i “demave” gjermanë, Max Eberl është shprehur ende nuk është arritur një marrveshje, me gjermanë që duket se nuk lëvizin nga çmimi i tyre prej 100 milionë euro për kartonin e kroatit. Eberl për mediat tregoi gjithashtu se Gvardiol është me skuadrën në Itali duke u bërë gati për sezonin e ri dhe se nuk ka kryer asnjë test mjekësor te Manchester City.

“Nuk ka asnjë marrëveshje, madje as marrëveshje nga distanca. Gjithsesi është shkruar shumë dhe informacionet e fundit për Gvardiol na befasuan të gjithëve. Por siç e shihni. Josko është këtu pra nuk është e vërtetë.

Ai nuk bëri një kontroll mjekësor te City, jo me aq sa dimë ne. Dhe nuk mendoj se ai e bëri atë pas shpinës sonë, sepse ai është thjesht një profesionist i vërtetë. Sigurisht që ka shpresa që Gvardiol të qëndrojë, por ne jemi të hapur dhe nuk do ta bllokojmë për asgjë”,- përfundoi Eberl gjatë stërvitjes së ekipit. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!